1.Qëndroni Të Hidratuar
Është një fakt tashmë që nëse ju nuk pini ujë mjaftueshëm çdo ditë atëherë trupi juaj nuk do të jetë në gjendje ta zhduki plotësisht celulitin, pavarësisht sa shumë do të mundoheni për këtë.

Për këtë arsye rregulli numër një është të kujdeseni që të jeni i hidratuar. Në këtë mënyrë largoni sasira të konsiderueshme toksinash nga trupi juaj. Kujtoni se bashkë me yndyrën e depozituar në indin fijëzor lidhës janë depozituar edhe toksina të ndryshme.

2.Fshirja Me Furçë Kur Lëkura Juaj Është E Tharë
Ekziton një mënyrë që ndihmon në heqjen e celulitit dhe megjithëse ajo nuk është e provuar shkencërisht ka shumë dëshmi që e mbështesin atë.

Gjithsesi ajo të bën të ndjehesh mirë dhe ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe limfës në trup. Kjo është diçka që ju duhet ta bëni çdo ditë, madje dy herë në ditë. Lëkura juaj duhet të jetë e tharë, jo e lagur, pra moment perfekt është koha e dushit/larjes përpara se ju të filloni të lageni me ujë. Kini
kujdes mos e lagni furçën me ujë!

Udhëzime: Ju duhet ta fshini trupin me furçë të thatë në drejtimin drejt zemrës. Duke bërë pastrime të gjata, duke shmangur lëvizjet përpara-pas, ushtrimin e presionit mbi furçë dhe lëvizjet rrethore.

Filloni nga këmbët,nga të dyja anët-në pjesën e përparme dhe të pasme të këmbës, dhe ngjituni lart drejt kraharorit.

Më pas nga majat e gishtave drejt kraharorit. Në stomak drejtojeni furçën kundër akrepave të orës. Dhe mos ushtroni shumë presion: Lëkura duhet të stimulohet dhe të fuqizohet e jo të irritohet dhe të skuqet.

3.Uthulla e Mollës
Uthulla e mollës është një ilaç i shkëlqyer dhe shumë efektiv se si te heqim celulitin. Ajo përmban minerale esencialë si kaliumi, magnezi dhe kaciumi, të cilët të gjithë ndihmojnë në detoksifikimin e trupit dhe në heqjen e lëngjeve të tepërta. Uthulla e Mollës ndihmon në ndërtimin e bakterieve të mira në stomakun dhe zorrën tuajt të trrashë.

Kjo jo vetëm që përmirëson tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese, por ndihmon edhe në detoksifikimin e mëtejshëm dhe pastimin e lëndëve toksike që shkaktojnë celulitin, të cilat tashmë duhet të dalin jashtë trupit. Përveç kësaj, uthulla e mollës ndihmon në djegien e yndyrnave kafe të metabolizmit, tipi kryesor i yndyrnave, për këtë arsye ndihmon në humbjen e peshës së tepërt dhe është një acid tonifikues.

Për përdorim të brendshëm:
Përzieni dy lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijëni 5 minuta përpara se të hani ndonjë vakt.nPërsëriteni këtë process 3 herë në ditë. Ju gjithashtu mund të shtoni një lugë gjelle mjaltë nëse nuk e përballoni dot shijen e uthullës.

Për përdorim të jashtëm:
Përzierjeni pjesë të barabarta të ujit dhe uthullës. Lagni atë pjesën me celulit të trupit me përzjerjen e uthullës dhe ujit, dhe mbështilleni me qese plastike. Sipër saj vendosni një peshir të ngrohtë, 1 orë përpara se të bëni një dush.

4.Piperi i Kuq
Për ne piperi i kuq është pa dyshim “kura më e preferuar për të gjitha shqetësimet.” Nuk ka pothuajse asgjë që kjo nuancë e fuqishme nuk mund të bëjë. Zvogëlimi i celulitit dhe rënia në peshë janë ndër të parat gjëra në listë!
Piperi i kuq është një termogjenik i fortë, që do të thotë se ai e nxeh trupin kështu që natyrisht që djeg kalori dhe yndyrna.

Prandaj sigurohuni të merrni ½-1 lugë çaji piper të kuq dy herë në ditë dhe përdoreni atë sa të mundni në gatimet tuaja. Ose, shtoni në një gotë me ujë të ngrohtë, një lugë çaji me piper të kuq, një lugë çaji xhenxherfil të grirë imët dhe lëngun e një limoni të freskët të shtrydhur. Përziejini mirë dhe pijeni këtë përzierje dy herë në ditë. Kini parasysh se piperi i kuq të jep nxehtësi kështu që nëse nuk e duroni dot atëherë mund të konsumoni piper të kuq në formën e kapsulave.

5.Pastrimi I Trupit Me Kafe

Pastrimi me kafe ka përfitime të shumta për zvogëlimin e celulitit në lëkurën tonë. Masazhimi dhe pastrimi ndihmojnë duke stimuluar qarkullimin e gjakut dhe të limfës. Kafeina që gjendet te kafeja ka efekt tonifikues. Kafeja ka aromë të këndshme dhe kjo maskë pastruese për trupin do të bëjë të mundur ‘shtresëzimin’ e lëkurës duke larguar qelizat e vdekura nga trupi.

Burimialbeu.com
Shperndaje