1. Me Të Bardhën e Vezës

Kjo është një maskë e thjeshtë që mund të përgatitet në kushte shtëpie shumë shpejt. E bardha e vezës ngushton poret e lëkurës përkohësisht, kjo jo vetëm heq pikat e zeza ne hunde të tanishme por gjithashtu ul shanset për të pasur pika të zeza në të ardhmen.

Për këtë maskë ju duhen :1 vezë, disa pjesë pecetash për fytyrën, 1 peshqir i pastër dhe 1 tas i vogël.

Në fillim lani dhe më pas fshini fytyrën tuaj. Më pas thyeni vezën dhe ndani të bardhën e vezës nga e verdha. Merrni pecetat për fytyrën dhe lagini ato me të bardhën e vezës e më pas vendosini në lëkurë. Pasi kjo shtresë të thahet vendosni më pas dhe dy shtresa të tjera njëra pas tjetrës në të njëjtën mënyrë.
Lëreni maskën të thahet plotësisht. Kjo do ta bëjë lëkurën tuaj më të tendosur.

Pasi maska të jetë tharë plotësisht hiqni shtresat e pecetave dhe lani fytyrën duke u siguruar që të gjitha mbetjet të pastrohen. Së fundmi me anë të një peshqiri të pastër thani fytyrën.

Shënim: Nëse dëshironi mund të aplikoni 3 deri në 5 shtresa të maskës , por duhet të siguroheni që çdo shtresë paraardhëse të jetë tharë plotësisht para se të aplikoni tjetrën. Përndryshe kjo metodë nuk do të japë rezultate maksimale.

2. Me Mjaltë Dhe Qumësht

Të gjithë e dimë se mjalti dhe qumështi janë dy produkte me veti shumë të dobishme për lëkurën.Qumështi ka acidin laktik që e mban lëkurën të butë dhe mjalti ka përbërës të dobishëm antibakterial. Që të dy këto produkte janë të mirë për të hequr pikat e zeza ne hunde.

Për këtë maskë ju duhen: 1 lugë çaji qumësht, 1 lugë gjelle mjalt i papërpunuar,copë pambuku.

Merrni qumështin dhe mjaltin dhe përziejini bashkë. Ngroheni përzierjen në mikrovalë për 5-10 sekonda derisa të marrin trajtën e një paste. Kur temperatura e pastës bëhet e përshtatshme për tu përdorur aplikojeni atë në lëkurë.

Më pas merrni copën e pambukut dhe vendoseni sipër përbërjes së aplikuar. Lëreni pastën të thahet. Më pas hiqni copën e pambukut dhe lani fytyrën me ujë të ftohtë.
Shënim: Është mirë që të prisni 20 minuta pas aplikimit të pastës në lëkurën tuaj në mënyrë që ajo të thahet plotësisht.

3. Me Domate.

Për këtë maskë ju duhet : 1 kokërr domate.
Merrni një domate me madhësi mesatare dhe shtypeni me një pirun ose me dorë derisa të kthehet në pure. Aplikojeni për dy minuta këtë masë në pikat e zeza ne hunde. Lëreni për 15 minuta dhe më pas lani fytyrën.

Shënim: Nëse lëkura juaj është e thatë mund ti shtoni maskës pak vaj ulliri.Në këtë mënyrë lëkura do të bëhet më e butë. Nëse keni fytyrë të yndyrshme nuk duhet ta përdorni vajin e ullirit. Në rast se keni një fytyrë normale atëherë është në dorën tuaj nëse doni të përdorni vaj ulliri apo jo.

4. Me Sheqer Dhe Vaj Ulliri

Për këtë maskë ju duhen: 1 lugë çaji sheqer, 1 lugë çaji vaj ulliri
Përzieni vajin e ullirit me sheqerin dhe aplikojeni masën e formuar duke e fërkuar për një minutë në pikat e zeza ne hunde. Pas kësaj lani fytyrën me ujë të pastër.

Shënim: Nëse keni probleme me puçrat mos e fërkoni masën e formuar por thjesht vendoseni në fytyrë. Mund të shtoni dhe lëng limoni për rezultate më të mira.

5. Me Pastë Dhëmbësh Dhe Kripë

Nëse kërkoni rezultate sa më të shpejta në zhdukjen për pikat e zeza ne hunde përdorni pastë dhëmbësh dhe kripë.

Si fillim lani fytyrën.

Për këtë maskë ju duhen: 1 lugë çaji kripë dhe përzjejeni me pak pastë dhëmbësh.
Vendoseni këtë përbërjë në pikat e zeza ne hunde dhe fërkojeni për një minutë. Më pas lani fytyrën me ujë të pastër dhe të ngrohtë. Kjo metodë do t’ju japë rezultate të menjëhershme.

Shënim: Mos e lejoni fytyrën të thahet para se të aplikoni këtë maskë. Mos përdorni kripë deti. Mos harroni që pasta e dhëmbëve mund të jetë shumë irrituese për lëkurën prandaj duhet ta përdorni këtë maskë në masën dhe teknikën e duhur.

6. Me Sodë Buke Dhe Ujë

Soda e bukës është një përbërës i mirë për të hequr pikat e zeza. Kokrrizat e saj të vogla heqin në mënyrë natyrale çdo gjë që bllokon poret e lëkurës.

Për këtë maskë ju duhen: ujë dhe sodë buke

Përzjeni ujë me sodë buke për të formuar një pastë që është e trashë por e shpërndashme.Aplikoni pastën në lëkurë duke lëvizur dorën në mënyrë rrethore. Më pas shpëlajeni tërësisht me ujë të ftohtë. Në fund thani fytyrën dhe përdorni një locion zbutës.

Shënim: Ju nuk mund ta bëni shumë shpesh këtë maskë sepse soda e bukës ka pH të lartë dhe mund ta thajë lëkurën tuaj. Rekomandohet 2-3 herë në javë.
7. Me Kanellë Dhe Lëng Limoni

Për këtë maskë ju duhen: 3 lugë caji lëng limoni dhe 1 lugë caji pluhur kanelle.(Ju mund të shtoni gjithashtu dhe një lugë caji shafran , por gjithsesi kjo mbetet në dorën tuaj.)

Përzjeni një lugë caji pluhur kanelle me lëngun e limonit(nqs doni dhe shafran). Përdoreni këtë përzjerje si agjent pastrues. Aplikojeni në zonën me pika të zeza dhe lëreni gjatë natës. Lajeni fytyrën në mëngjes me ujë normal. Për rezultate më të mira përsëriteni këtë process për të paktën një javë.

Shënim: Nëse keni probleme me lëkurën si pucrrat apo probleme të tjera, atëherë nuk duhet ta lini maskën përgjatë natës. Thjesht shpëlajeni fytyrën pas një gjysmë ore.

8. Me Shafranin e Indisë Dhe Nenexhik

Për këtë maskë ju duhen: 2 lugë caji shafran i Indisë dhe 3 lugë caji lëng nenexhiku

Merrni shafranin dhe lëngun e nenexhikut dhe formoni një përzjerje në formë paste. Aplikojeni në fytyrën tuaj dhe lëreni për 10 minuta. Më pas shpëlajeni.

Shënim: Nenexhiku ndihmon gjithashtu për të ulur infeksionet e lëkurës. Ai do ta bëjë lëkurën tuaj të shkëlqejë.

Burimialbeu.com
Shperndaje