Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ndër shumë tema të diskutuara ka përmendur edhe radikalizmin fetar.

Ai në intervistën ekskluzive për “Zona e Debatit” në Klan Kosova ka thënë se nuk është kundër asnjë feje.

Grueski ka pranuar se në Maqedoni ka pasur rritje të radikalizmit, por për këtë nuk ka vënë një adresë se i kujt është faji.

Kur përmendet BDI, Gruevski thotë: “A është faji i BDI nuk mund të them, ndoshta pjesërisht ndoshta jo”.

“Nuk jam kundër që njerëzit të përcaktohen drejt fesë.  Religjionet u ndihmojnë njerëzve të falin, të jenë tolerant, të mos jenë të këqij, të largohen nga urrejtja. Ato sjellin lumturi, çka lumturia nuk mund të blihet me para. Këtë ua dëshirojë të gjithëve”.

“Por kur religjioni lëvizë drejt radikalizmit, atëherë ajo paraqet problem shtetëror. Për fat të keq, gjatë dekadave ka një trend të rritjes së strukturave radikale dhe njerëzve që praktikojnë radikalizmin mysliman”.

“ Kundër saj duhet të jemi të gjithë, pasi u sjell të këqijave si myslimanëve si krishterëve, pa i dalluar radikalizmit a janë krishterë, myslimanë apo diçka tjetër”, ka shtuar ai.

Shperndaje