Problemi me deponinë do të zgjidhet përfundimisht në vitin e parë të mandatit, ndërsa realizimi i projektit  do të filloj në fillim të vitit të ardhshëm. Kështu ka siguruar kryetarja aktuale e Tetovës, njëherësh kandidate për mandat të dytë në Komunën e Tetovës, ndërsa është shprehur se buxheto tashmë është siguruar. “Kemi nga buxheti 800 mijë eurove për reciklim sekundar, do të përdor lokalitetin aktual dhe lokalitetin e dytë për të cilën është marrë leje. Ne kemi kontraktuar Agjencinë Zvicrane e për këtë parashihen 70 milion e 900 mijë euro dhe nga viti i ardhshëm do të fillojë realizimi i saj. Deponia në lagjen Dervish Cara është punë e vogël dhe kjo do të kryhet menjëherë. Do të ketë stacion të selektimit”, tha Arifi në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ajo ka folur edhe për objektet pa leje dhe mundësinë për legalizimin e tyre.

“Inkorporomi i objekteve pa leje por meqë kemi zgjatje të mandatit të kërkesës për legalizimit që të mund të, ndoshta jo 12 vjet, por që mandatin e ardhshëm do të realizohen. Prej 11500 kërkesave do të adresojmë 7000 kërkesa të adresuara”, premtoi Arifi. Zgjidhje kryetarja Arifi ka ofruar edhe për trafikun e rënduar dhe vend-parkingjet në Tetovë.

“Ne veçmë kemi bërë themelimin e ndërmarrjes publike transportuese, por që ajo nuk ka arritur të hyj në funksion pasi që nuk kemi pasur autobus, kërkesa është refuzuar. Me këtë rast, kemi paraparë zgjerim të parkingut zonal, A dhe B, 1 vjet mandatin”, tha Arifi.

Shperndaje