Arsenali ka vendosur që Alexis Sanchezin dhe Alex Oxlade-Chamberlain mos t’ia shes Manchester Cityt

E ardhmja e Alexis Sanchezit dhe Alex Oxlade-Chamberlain vazhdon të mbetet e paqarët. Të dy lojtarët ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin londinez, derisa nuk kanë pranuar ta vazhdojnë bashkëpunimin.

Manchester City është skuadra që po kërkon transferimin e Sanchezit dhe Chamberlain. Por, Arsenali ka vendosur që lojtarët e saj mos t’ia shes Cityt, shkruan Daily Star.

Thuhet se Arsen Wenger nuk dëshiron të përsëris gabimet e viteve të kaluara duke iu shitur yje rivalëve të Premierligë, përcjell Express.

Arsenali do t’i shes Sanchezin dhe Chamberlain vetëm te ndonjë skuadër jashtë Premierligës.

BurimiGazeta Express
Shperndaje