Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, vizituan Stadiumin e qytetit të lënë pas dore nga pushteti lokal në Tetovë. Dauti u shpreh se pushteti lokal në mungesë të planeve urbanistike dhe kapaciteteve ka lënë pas dore këtë objekt të rëndësishëm sportiv për qytetin e Tetovës. Ai më tej theksoi se ekipin i tij ka të gatshëm planin e ri urbanistik që parasheh ndërtim të këtij kompleksi sportiv që do të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e ekonomisë së vogël dhe atë të mesme në qytetin e Tetovës.

Shperndaje