Kryetari i Levizjes Besa, Prof. Dr. Bilall Kasami, bashkë me disa kandidatë të BESËS për kryetar komunash, gjatë qëndrimit të tyre në Republikën e Sloveniës, zhvilluan një varg takimesh me rëndësi, ku njëkohësisht u takuan me krerët më të lartë të Komunës së Mariborit, prof.dr. Andrej Fishtravec dhe institutin “Artifuture” të Mariborit dhe me drejtorin e kompanis “ETRA”, z. Franc Prelozhnik, që merret me prodhimin e teknologjisë së lartë elektronike dhe me udheheqësinë e ndërrmarrjes për menaxhimin e mbeturinave të “Celjes” së Sllovenisë.

Kështu, përpos mikëpritjes, pati një takim të përbashkët dhe të rëndësishëm me deputetin slloven z. Urosh Prikl, në objektin e parlamentit sloven ne Ljubljanë, dhe u arrit në parim një marrëveshje për bashkëpunim ndërinstitucional. Në takim ishte e pranishem edhe ish – sekretari i qeverisë së Republikës së Sllovenisë z. Matevzh Frangesh, i cili gjithashtu e përkrahu një bashkëpunim te tillë.

Më konkretisht, kjo marrëveshje parasheh mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në të gjitha nivelet e studimit, si dhe shkëmbimin e stafit administrativ dhe të studentëve, projekte te perbashkta zhvillimore.

z.Bilall Kasami dhe stafi i tij, gjatë kësaj vizite me takimet e njëpasnjëshme që i zhvilluan me menaxhmentin më të lartë në Teknologji , u njohën me zhvillimet në këtë shtet dhe biseduan lidhur me zhvillimet e përgjithshme dhe vizionin për zhvillim te mëtejmë institucional.

Përveç takimeve, gjatë kësaj vizite, Levizja Besa, me ftesë të menaxhmentit të instituteve në fjalë, ka vizituar edhe disa institute dhe laboratorë të teknologjinë në moderne që ka shteti i Sllovenisë.

Me krerët e institucioneve biseduan për të gjitha mundësitë e bashkëpunimit, në një të ardhme të afërt, si në fushën e shkencave të materialeve, ndërtimin e infrastrukturës laboratorike por edhe projekte të përbashkëta shkencore dhe profesionale, në të gjitha nivelet, dhe për projektet e përbashkëta në nivel evropian dhe rajonal, shkëmbimin e literaturës më të avancuar dhe për çështje tjera akademike të rëndësishme për institucionet dhe të dy vendet. Me kete rast u arrit pajtimi dhe u nënshkrua marrëveshja e kooperimit të ndërsjelle e cila do të mundësoj shkëmbim te ideve të te gjitha niveleve.

Sipas mikpritësve ky ishte vetëm hapi i parë në rrugën e një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe afatgjatë për të ardhmen, të cilët do të ndihmojnë me të gjitha mundësitë në realizimin e projekteve të BESËS, që kanë paraparë në pogramet e tyre kandidatët e Lëvizjes BESA për kryetar komunash.

Shperndaje