Platoforma sociale më e përdorur në botë “Facebook” ka rënë për rreth 30 minuta, pasi faqja dështoi të ngarkonte materiale.

Shumë përdorues raportuan se faqja po shfaqte një mesazh gabimi duke thënë “asnjë postim për të treguar” kur ata u përpoqën të ngarkonin në profil.

Kjo është hera e dytë brenda disa ditëve që platforma e medias sociale ka kaluar vështirësi teknike.

Disa përdorues ishin në gjendje për të hyrë, por website Down Detector, i cili lexon ankesat e përdoruesve tha se pati probleme rreth orës 19:00 sipas orës lokale në Mbretërinë e Bashkuar ose 20:00 me orën tonë.

Shkaku i rënies së “Facebook” është i paqartë por duket se kemi të bëjmë me një problem teknik.
Përafërsisht gjysma e përdoruesve që raportuan probleme tek Down Detector thanë se kishin përjetuar një ndërprerje të plotë të faqes, por të tjerët raportuan gabime (error) si shfaqje e postimeve të vjetra ose iu kërkua të shtonin miq. Shumë shkruan në Twitter për të shprehur zhgënjimin e tyre nën hashtagun #Facebookdown.

Shperndaje