Pak ditë më parë, lajmi për shkarkimin e Sekretarit të Shtetit në SHBA, Tom Price, pushtoi mediat botërore, pasi ky i fundit kishte shfrytëzuar paratë e taksapaguesve për të kryer udhëtime luksi. Po kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sa para ka shpenzuar për udhëtimet e tij familjare jashtë vendit, apo tpër të reklamuar ekspozitat e di njeri?

Një punonjës i kryeministrisë i cili ka dashur të mbetet anonim denoncon abuzimin që ka bërë Rama me paratë e taksapaguesve shqiptarë, duke udhëtuar plot 132 udhëtime me charter jashtë shqipërisë, ku janë paguar 1.394.000 dollarë.

Denoncimi ëhstë bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Ja postimi i ish-kryeministrit:

Noriega ka shpenzuar për 132 fluturime jashtë vendit, me charter privat, 1.4 milionë dollarë!

Të dashur miq, këto ditë, presidenti Donald Trump shkarkoi sekretarin e shtetit për shëndetësinë, Tom Price sepse kishte shpenzuar 400 mijë dollarë për udhetime në detyrë me charter privat në vendin e tij. Kjo sepse ai, duhet të udhëtonte me fluturimet tregtare dhe jo të përdorte pushtetin për të shpërdoruar paratë e takspaguesve amerikan. Kurse Noriega në Shqipëri, këto katër vite ka fluturuar me charter privat 132 herë jashtë shteti, duke shpenzuar 1.394.000 dollarë. Kaq nuk shpenzonte as Noriega i narko-republikës së Panamase! sb

“Pershendetje doktor jam punonjes ne kryeministri desha te ju informoje se kryeministri si rregull udheton vetem me charter dhe rralle shume me linja te zakoshme dhe se ne 132 fluturime me charter jane paguar nga buxheti i shtetit 1394000 dollar,shume kjo me e madhe se sa e te gjithe liderve te rajonit te marre se bashku,ju lutem anonim.me respekt.. “

Shperndaje