Mbrëmë në Merovë të Tetovës zjarri ka kapluar dy objekte bagëtie ku zjarrfikësit kanë arritur në kohë dhe kanë shpëtuar edhe kafshët dhe përhapjen e zjarrit në shtëpitë afër. Nga shuarja e zjarrit mbetet i helmuar një zjarrfikës ku dërgohet menjëher në Spitalin e Tetovës.

Siç thotë Uka Aliti për TetovaSot, ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në kohë me katër automjete dhe 10 zjarrfikës ku zjarri është vënë në kontroll. “të lënduar nuk ka, vetëm zjarrfikësi mori helmim nga tymi i madh ku menjëher u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës” u shpreh Aliti

Ai gjithashtu apelojë që në këto temperatura të nxehta të ketë më shumë kujdes sepse zjarri përhapet shumë shpejtë.

   

BurimiTetovaSot.com
Shperndaje