Ministi i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në raportimin për punën 100 ditëshe në krye të diplomacisë, ka folur edhe mbi çështjen e emrit. I pyetur nëse mes Maqedonisë dhe Greqisë, përveç çështjes së emrit, palët po negociojnë edhe për çështjen e identitetit, ai ka thënë se negociatat akoma nuk kanë filluar dhe se po punojnë në përpunimin e konturave se si ato do të zhvilloheshin. Por, Dimitorv tha se duhet ta kapin trenin, duke mbrojtur identitetin.

NIKOLLA DIMITROV, MINISTËR I JASHTËM

“Është shumë e rëndësishme të shohim përpapra, është shumë e rëndësishme çështjet e identitetit të tërhiqen nga ai proces sepse në atë mënyrë praktikisht asnjëherë nuk do të mund të zgjidhet ai kontest. Dhe është shumë e rëndësishme të vazhdojmë me këtë proces të afrimit, të  mirëkuptimit të shqetësimeve kryesore nga ana jonë dhe nga ana e tyre”.

Dimitrov ka arsyetuar deklaratat në lidhje me çështjen e irredentizmin për të cilin foli ditë më pare homologu i tij grek, Nikos Kocijas.

NIKOLLA DIMITROV, MINISTËR I JASHTËM

“Është e qartë se  Greqisë i pengon kur publikohen harta të Republikës së Maqedonisë që përfshijnë edhe pjesë të Greqisë, ashtu siç na pengon edhe neve kur harta të shteteve tjera ndërhyjnë në territoret tona. Siç e kuptojmë ne atë shqetësim në Athinë, po ashtu besoj dhe shpresoj se edhe në Athinë kuptojnë se nuk është historikisht adekuate që në Evropë në vitin 2017 të bashkohen identitetet me një shtet fqinj”.

Në lidhje me mbledhjen në Selanik ku do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Greqisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, ai tha se në të do të flitet për bashkëpunim në sferën e sigurisë, për bashkëpunimin tejkufitar dhe tema të rëndësishme për rajonin.shenja

Shperndaje