Alsat mëson se Edmond Themelko është arrestuar pak momente më parë nga policia pasi gjykata dje kishte kërkuar masën e paraburgimit 30 ditor dhe menjëherë pas kërkesësë së gjykatëa ishte lëshuar një fletarrest ndërkombëtar.

Kreu i Pustecit, Edmond Themelko është akuzuar në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore. Përveç Temelkos, në “Titanik” akuzohen edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski si dhe ministrat në qeverinë e tij, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkovska-Boshkovska dhe Mile Janakieski. Në mesin e 20 të akuzuarve janë edhe Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski. Përveç ish krerëve të VMRO DPMNE-së janë akuzuar edhe funksionarë të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Shperndaje