Ndalesa e parë e Juventusit këtë sezon në Serine A vjen për meritë të Etrit Berishës.

Portieri i Kombëtares shqiptare ishte autor i një prove pozitive në barazimin 2-2 të Atalantës ndaj kampionëve.

Gardiani kuqezi nuk evitoi dot golat e Bernardeschi dhe Higuain, por në një moment kyç të sfidës, tregoi vlerat e tij.

Berisha priti një penallti të Dybala, 6 minuta nga fundi që i dhanë vendasve një pikë të merituar në Bergamo.

Më herët, Inter fitoi 2-1 ndaj Beneventos falë një dygolëshi të Brozovic në vetëm 3 minuta distancë nga njëri-tjetri, por vuajti më shumë se parashikimi për të marrë 3 pikët ndaj debutuesve të serisë A.

Shperndaje