Brenda disa ditëve pritet që të përfundojnë punët për ndërtimin e Urës së Kazazëve në Tetovë, që ndodhet afër objektit të ish shkollës së mesme të mjekësisë. Ura, sipas informacioneve zyrtare, ndërtohet prej fillimi, kurse do të jetë e qarkullueshme edhe për automjete që do të lehtësojnë edhe komunikacionit në bulevardin e Ilindenit.“Gjatësia e Urës do të jetë 15  metra, gjerësia 10 metër e gjysmë, ndërsa rruga do të jetë 6 metër, trotuaret nga 2 dy metra. Shuma e përgjithshme e realizimit të këtij objekti  është 9 milionë e 300 mijë denarë, kurse afati i realizimit në bazë të projeksioneve ka qenë 120 ditë”, pohojnë nga Komuna e Tetovës. Përndryshe, Ura e Kazazëve është një nga monumentet e trashëgimisë  nga e kaluara. Kjo urë është ndërtuar në shekullin e 16-të dhe e rrënuar në vitin 1979 gjatë vërshimeve në Tetovë. E njëjta është ndërtuar nga Kazazët apo shtresa e Kazazëve, të cilët në kohën e Perandorisë osmane kanë qenë punëtorë teknik të ushtrisë osmane, prandaj edhe është thirrur Ura e Kazazëve. E njëjta është rrënuar në vitin 1979 për, siç është thënë, të penguar vërshimin e qytetit nga ujërat e Lumit Shkumbin. Sipas shënimeve, kjo urë përbënte një konstruksion inxhinierik interesant të stilit oriental, me një hark me hapësirë drite të mjaftueshme. Ura ka qenë e punuar me gurë të gdhendur nga mjeshtrit vendas.

Shperndaje