Google sot feston 19 vjetorin e themelimit dhe me këtë rast vendosi që të organizojë numër të madh të befasive.

Google me këtë rast ka sjellë edhe spinerin e fatit me 19 lojërat më të njohura e më të dashura të kohëve më parë.

Ndër to është loja e misterit muzikor me rastin e 245- vjetorit të Beethovenit ose lojën Magic Cat Academy Halloween.

Google ka shtuar gjithashtu lojën Snake, e cila është një në mesin e lojërave të tjera si tic-tac-toe dhe një quiz për Ditën e Tokës.

Google u themelua nga Larry Page dhe Serey Brin në vitin 1998 dhe tradicionalisht feston ditën e krijimit më 27 shtator. Megjithatë edhe vetë ata nuk e dinë saktë dhe që në vitin 2006 është festuar më 27 shtator, ndërsa një vit më parë u festua më 26 shtator.

Sot Google ka mbi 4,5 miliardë shfrytëzues nga gjithsej 160 vende

Shperndaje