Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, ka pritur në takim pune Ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, zonjën Kristine Althauser.

Grubi dhe Ambasadorja gjermane bashkëbiseduan rreth situatës dhe skenës politike në vend, çështjen e emrit, barazisë gjuhësore, reformat sistemore dhe integrimin në NATO dhe BE.

Deputeti Grubi falëminderoi Ambasadoren Gjermane për mbështetjen e madhe të Berlinit dhe të saj personale për një Maqedoni demokratike dhe të integruar tërësisht në NATO dhe në BE. Roli i Ambasadores gjermane Althauser gjatë krizës politike ka qenë shumë konstruktiv dhe dashamirës për vendin dhe qytetarët.

Grubi foli rreth ideve të ndryshme për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe kërkoi ndihmën e Berlinit për ta tejkaluar këtë sfidë me ç’rast u zotua për kryerjen e detyrave të shtëpisë në Shkup nëpërmjet të reformave sistemore.

Grubi gjithashtu tha që arritja e një kompromisi për marrjen e ftesës për në NATO hap rrugën e stabilitetit të qëndrueshëm në vend dhe rajon.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për barazinë gjuhësore në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit.

Burimiaktuale.mk
Shperndaje