Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ka porositur nga Kavadarci se “këto zgjedhje duhet të jenë fillimi i fundit të errwsirës e cili ka filluar këto katër muajt e fundit”. Sipas tij, Qeveria e re, shkon në kundërshtim me vullnetin e popullit, ndërsa pasojat e qeverisjes do të duken për një vit, si për shembull me Marrëveshjen me Bullgarinë. Në fjalimin e tij, Gruevski u fokusua edhe në referendumin për migrantët, si edhe për projektet të cilat partia i ofron në programin për zgjedhjet lokale.

“Kemi pushtet të ri i cili në ç’do hap, zbaton punë të paligjshme dhe të dhunshme, e as nuk fshihen nga kjo. As nuk përpiqen ta bëjnë ligjore, ndjehen të fuqishëm, jo nga populli, sepse ata e dinë se populli nuk i solli në pushtet, edhe ju e dini se ju nuk i sollët në pushtet, dhe e dimë të gjithë kush i solli në pushtet. Andaj ndjehen të fuqishëm se mund të bëjnë gjithçka edhe mbi ligjin edhe mbi të gjitha. Por më 15 tetor ky popull do t’u tregojë a duhet të jenë të fuqishëm ose të frikësuar”, tha Gruevski. /SHENJA/

Shperndaje