Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në tubimin e sotëm në Sveti Nikole theksoi se populli mund ta krahasojë kohën kur ata ishin në pushtet me qeverisjen e deritanishme të pushtetit të ri që siç tha, punon në kundërshtim me vullnetin e popullit.

Kjo sipas tij duket me marrëveshjen e dëmshme me Bullgarinë, tentativat që të miratojnë ligje jokushtetuese dhe tentativa në Maqedoni të sjellin 150.000 emigrantë.

Ai tha se pas 15 tetorit  errësira do të larghohet dhe do të vijë era e re. Paraqiti progres të madh në sigurimin e shtëpive, veçanërisht për të rinjtë përmes bashkëfinancimit nga qeveria, kredi të buta dhe sigurimin  e lokacioneve që çdo i ri të mudet me ndihmën e shtetit të ndërtojë shtëpinë e tij.

“Premtojmë 150.000 punësime të reja deri në fund të dhjetëvjeçarit të ardhshëm.Parashikojmë që papunësia të ulet nën 10 për qind. Kemi si qëllim që deri në fund të dhjetëvjeçarit të ardhshëm të arrijmë mbi 12.000 dollarë për banor përfitim mesatar vjetor. Kjo do të realizohet përmes rritjes të BPV-së nga 4 për qind dhe më shumë, ndërsa varfëria do të ulet për tre të katërtat. Papunësia tek të rinjtë do të përgjysmohet”, porositi Gruevski nga tubimi në Sveti Nikole.

Kandidati për kryetar komune në këtë komunë nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” Zoran Tasev theksoi se populli me votën e tij do ta shpëtojë Maqedoninë dhe se zgjedhjet fitohen me punë dhe me projekte.

Shperndaje