Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në mitingun e sot në Gostivar ka pyetur banorët e këtij qyteti nëse qeveria e re ka blerë të paktën një aparat për spitalin e qytetit.
Ai ka thënë se këto aparate, kur ka qenë VMRO-DPMNE në pushtet kanë qenë për të gjithë dhe se ata nuk kanë bërë ndarje mes maqedonasve, shqiptarëve, turqit, romët, vlehët, boshnjakët apo serbët.
“Ata që punojnë, punojnë për të gjithë. Ata që nuk punojnë, nuk punojnë për askënd. Nuk ka aparate të reja, as për maqedonasit, as për shqiptarët, as për turqit, as për romët dhe për askënd. Ai që dinë, dinë për të gjithë. Ai që nuk dinë, nuk dinë, askush të mos pres ndihmë, as diçka të kryejë për komunën e tij, për qytetin e tij, as për etninë e tij, as për bashkësinë fetare të tij, e as për shtetin e tij, Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Gruevski nga Gostivari, raporton SHENJA

Shperndaje