Ish gjyqtarja franceze, Catherine Marchi-Uhel është emëruar si kryetare e një ekipi të pavarur për të hetuar krimet e luftës në Siri.

Ajo është emëruar nga sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për t’i prirë panelit të njohur si Mekanizmi i Pavarur dhe i Paanshëm Ndërkombëtar që synon të mbledhë, ruajë dhe të analizojë të dhëna potenciale të dhunës serioze të ligjeve ndërkombëtare në rastin e Sirisë.

Ekipi ligjor me bazë në Gjenevë ishte krijuar nga Asambleja e Përgjithshme e kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 2017.

E Marchi-Uhel është e para kryetare e panelit dhe ka përvojë të madhe në ligjin ndërkombëtar penal, ku dhe pa shërbyer si gjyqtare ndërkombëtare në kuadër të misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Por ajo ka shërbyer edhe në Kamboxhia, por që ka qenë edhe Kryetare e Dhomave në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës për ish Jugosllavi.

Me tej ajo ka punuar edhe në pozita të ndryshme ligjore, si Ministria e Punëve të Jashtme e Francës dhe misioni paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara.

BurimiKlan Kosova
Shperndaje