Sot, kryetari i Komunës dhe njëherit edhe kandidat për kryetar komune edhe për katër vitet e ardhshëme, Dr.Fatmir Izairi, bashkë me bartësin e listës z.Bedri Fazliun dhe shefin e shtabit komunal z.Nderim Nexhbiun, vizituan shtabin e nëndegëve në Grupçin dhe Dëbërcë.

Në traditën e Dokit për premtime reale dhe të mbajtura u bashkëbisedua për projektet e parapara në programin zgjedhorë si dhe u paraqit edhe dëshmia se mjetet për rrugën lokale në vlerë prej 180 mijë euro dhe rekonatruimin e objektit shkollorë me vlerë rreth 50 minë euro në Grupçin, veç më janë të siguruara nga Banka Botërore.

Shperndaje