37 të akuzuarit për terrorizëm dhe organizatë terroriste të rastit të Kumanovës më 17 tetor do të marrin vendimin përfundimtar mbi gjykimin e tyre për ngjarjet e 9 dhe 10 majit. Pas 60 seancave maratonike, ka përfunduar edhe procesi gjyqësor për këtë rasti i udhëhequr nga gjykatësja Verka Petrovska. Edhe seancën e fundit e bojkotuan Shefqet Hallaqi dhe Valdet Zekaj. Hallaqi në përpalljen e fundit me gjykatësen, kërkoi që të lirohen të akuzuarit e pafajshëm duke aluduar tek grupi logjistikës.

 

Të akuzuarit e tjer; Ebib Aliji dhe Besnik Bajrami në fjalën e tyre përfundimtare i thanë gjykatëses se nuk ndjehen fajtor për veprën penale, ndërsa Seadudin Abdullau tha se ai është një taksist i thjeshte që punon për të ushqyer familjen dhe se vepra e tij është montuar nga dikush tjetër, pa mos precizuar se kush është ai person.

 

Abdullau është edhe kushëriri i parë i dëshmitarit të propozuar nga ana e palës mbrojtëse Nimetulla Abdullai, ish agjentit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim i cili ndërroi jetë jave më parë nga një sulmi në zemër. Edhe pse 77 vjeçar, Ebib Alija nga Mateqi i Likovës akuzohet për terrorizëm dhe organizatë terroriste përndihmë logjistike ndaj grupit të armatosur. Sipas prokurorisë, ky i akuzuar ka siguruar armatim. Avokati tijZvonko Jocevksi thotë se klienti i tij është i pafajshëm dhe kjo gjë është dëshmuar edhe në gjykatë. Sipas tij, Alijanuk ka pasur informata as për armatimin dhe as se ndonjë grup të armatosur që gjendeshe në atë rajon.

 

Ndërsa avokati Naser Raufi thotë se gjykimi për “Kumanovën” në tërësi nuk ka qenë i drejtë.

 

Më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e trimave pati 18 viktima dhe 40 të plagosur. Gjykimi ka filluar shkurt të vitit 2016 me 29 të akuzuar dhe më pas u bashkëngjiten edhe 8 të akuzuar si grup i logjistikës me çka gjykimi filloi nga e para. Tërë procesi gjyqësor është shoqëruar nga ankesa të shumta për keqtrajtim të të akuzuarve. Ka pasur raste kur edhe ambulanca ka intervenuar në sallën e gjykatës. Palës mbrojtëse ju refuzuan mbi 50 dëshmitarë ku kishte edhe emra të njohur të politikës. Dorëzimi apo ekzekutimi i Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizësështë komentuar në terë procesin por as mbrojta nuk arriti të dëshmojë se ata janë është dorëzuar dhe as prokuroria nuk solli asnjë dëshmi se nuk janë dorëzuar. Ditë më parë, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski paralajmëroj hetim ndërkombëtar për këtë rast, për zbardhjen e plotë të tij.

Senat Zylbehari

Shperndaje