Në vijim të fushatës novative me takime të drejtpërdrejta me qytetarët, kandidati dhe kryetari i Gostivarit NevzatBejta, vizitoi sotfamilje dhe biznese në Lagjen e Re dhe Zonën e gjashtë.

“Mbështetja që po ma jepni çdo ditë e më tepër, është motiv i fuqishëm për mua për të punuar edhe më shumë, për Gostivarin e nesërm, përGostivarin që duam,”u shpreh z. Bejta.

“Gostivari që meritojmë dhe që tashmë, së bashku, mund ta arrijmë, do të jetë krenari e çdo banori. Këto vite, kemi punuar për të përmirësuar Gostivarin e sotëm dhe së bashku, ia kemi dalë. Tani, tha ai, mbi këto themele, do të ndërtojmë Gostivarin e Nesërm”, potencoi Bejta,duke përmendur me këtë rast projektet kryesore të precizuara në programin e ri zgjedhor, përgatitur në bashkëpunim me qytetarët.

“Në program, mes të tjerash, kemi planifikuar rregullimin e trotuareve tek rruga “101” nga “Dam Com” deri në rrugën “JNA”, ndërtimine rrugës në bllokun 19, ndërtimin e  rrugës “Beogradska”, ndërtimin dhe zgjerimin e linjës së ujësjellësit, si dhe ndërtimine kanalizimeve të ujërave të zeza dhe atmosferike në zonën e VI-të. Parashikojmë dhe ndërtimin e një çerdheje të re në qytetin e Gostivarit, hapjen e Galerisë së Arteve dhe Muzeut të qytetit, themelimine Teatrit në komunën e Gostivarit, kënde lojërash për fëmijë në hapësira publike, si dhe ndërtimin e  kontejnerëve nëntokësorë”, shpalosi kandidati për Kryetar komume, z. Nevzat Bejta.

Në takimin me banorët e banesave kolektive, Kryetari Bejta, u premtoi rregullimin hortikulturor të oborreve, ndërsa përfaqësuesve të bizneseve u premtoi vazhdim të përkrahjes.

“Fusha e ekonomisë ka qenë më sfiduesja në këtë mandat, por edhe aty arritëm të kemi ndikim. Së bashku, si komunitet, mbështetëm bizneset e vogla dhe të mesme, ulëm taksat komunale dhe energjinë për kategori të caktuara dhe thjeshtuam procedurat administrative. Për të mirën e qytetarëve, formalizuam të gjithë ekonominë e ndërtimeve: legalizuam objektet e ndërtuara pa leje dhe ofruam zgjidhje të reja urbanistike, pa favorizime. Gostivari i Nesërm do të jetë edhe më mirë”, u shpreh Bejta.

Me këtë rast, ishte i shoqëruar nga kandidatët për Këshilltarët Komunalë, Alma Abduli Selimi, Albert Jakupi dhe Florim Zibri, të cilët shpërndanë “Planet për Gostivarin e Nesërm” nëzonën e tyre.

 

Shperndaje