Rigerta Loku, vajza e diplomuar në ‘La Sapienza’ të Italisë, por që është kthyer në Shqipëri dhe ka hapur një fermë bashkë me bashkëshortin e saj, u bë lajmi më i rëndësishëm i ditës sot.

Rigerta gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, i kërkoi Ramës dhe qeverisë së tij më shumë investime, por dhe rrugë që fermerët të nxjerrin në treg prodhimin e tyre.

E menjëherë pas fjalimit prekës, Rigerta ka bërë dhe një foto me Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi.

Pikërisht në fotone publikuar nga Peleshi, ka ardhur dhe reagimi i LSI-së. Poshtë fotos ka qenë nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili me ironi i kërkon Peleshit të japë dorëheqjen dhe t’ia lërë vendin Rigertës.

Ja çfarë shkruan Rama:

Shumë e thjeshtë i dashur Niko: jep dorëheqjen nga ministër dhe emërojeni Rigertën në vendin tënd!

Shperndaje