Postimi i koordinatori të PD-së, pos aktori të njohur Julian Deda  me titull “Gabove përsëri Lul…!”, është shoqëruar me një seri replikash mes tij dhe nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka.

Deda në postimin e tij i referohet reagimit të një ditë më parë të kryetarit të PD-së Lulzim Basha pas fjalimit të fermeres Rigerta Loku në aktivitetin Parlamenti rural. Sipas koordinatorit të PD-së, Julian Deda fakti që Lulzim Basha nuk u fokusa tek thelbi i fjalimit të Rigertës, por u mor me personin e saj dhe demaskimin e lidhjeve të saj me Rilindjen ishte një gabim taktik-politike që vjen si pasojë e “këshilltarëve mizerabël”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka i cili duke mos qenë dakord me Julian Dedën kur i drejtohet me fjalët: “Mos merrni vrull të sulmoni cdo gjë që bëjmë ne se nuk është kjo ajo që do na bashkojë”.

Në kundërpërgjigjen e tij, Deda i shkruan Palokës se: “mërzitem kur shoh që kryetari i partisë ku jam edhe une, merret me gërmime në jetën personale të një zonje që e futur apo e pa futur, tha ca të vërteta. Të merresh personalisht me jetë e tjetrës është pak luftë klasash. Në vend që të merresh fort me Elbasanin apo më ndonjë gjë tjetër”. Ky ka qenë vetëm thelbi i një replikë të gjatë të cilën po ua përcjellim të plotë si më poshtë…

Statusi i Julian Dedës

Gabove perseri Lul…!

I gjithe lidershipi i PD-se shperndan me urdher nje shkrim te nje gazetareje, gje qe nuk ka ndodhur ndonjehere ne ate parti. Meqe i pelqeu katit te peste, o burra ta shperndajme dhe ta demaskojme Gerten, qe foli ne Parlament, sepse urdheri i Republikes se re eshte i qarte, “te demaskojme kedo, qe eshte me i vertete se Luli ne ate foltore”. Ky urdher nuk kursen as Sali Berishen, e jo me Gerten.

Gabove perseri Lul, kete ta them sinqerisht. Keshilltaret mizerabel nuk po te lene rehat. Shiko çfare gafe ke bere. Qytetari yt dixhital eshte po aq i fallco, sa ç’eshte strategjia e jote per te rrezuar Ramen nga pushteti. Ai mesazh eshte i sajuar, aq sa eshte e sajuar dhe e pavertete deshira jote per ta bashkuar PD-ne.

Gabove perseri Lul, sepse u more me Gerten si njeri dhe jo me ato çfare tha ajo, qe per fat te mire i shkonin per shtat nje opozite normale. Por me sa duket kjo e jotja nuk eshte normale, por eshte nje opozite e kapur dhe e shitur.

Gabove perseri Lul, sepse sa shperndan nje shkrim qe nuk te nderon, por perkundrazi te ul aq shume pike sa ti nuk e ke idene, mund te shperndaje denoncimin e Doktorit ne Parlament, per te cilin iu pre fjala dhe grupi i PD nuk pipetiu, pjese e strategjise dhe kjo.

Edhe nje lutje kam. Te lutem hap syte, mos shko te biesh vete ne gropat qe hap Rama, lere ate te te shtyj, qe te pakten te na vije keq per ty.

Edi Paloka: Ne fakt ketu po gabon ti Jul dhe te pakten po thua nje te pavertete. Une gjithashtu e bera share shkrimin e Desades dhe jo vetem qe nuk “me urdheroi” njeri po as nuk e dija se paska patur ndonje qendrim partie apo kryetari per fjalen e gruas nga Mirdita. Madje te jem i sinqerte deri ne fund, mendova se do ishte gabim ( sic po gjykon ne fakt ti) politikisht ti kundervihesha nje fenomeni qe i mallengjeu te gjithe… Nuk e di a do zhgenjeheshe ti ne se do shihje qe dhe ajo zonja ka genjyer te pakten per nje gje ne fjalen e saj. Nuk eshte e vertete qe zonja nuk ka lidhje me politiken e ca me shume politika ta kete injoruar; ka qene kandidate per deputete ne listen e bamir topit ne 2013 .

Mos merrni vrull te sulmoni cdo gje qe bejme ne se nuk eshte kjo ajo qe do na bashkoje. Eshte bere tamam si ajo fabula me ujin e gomarit. Te pershendes Jul

Julian Deda: Vetem Lolita dhe Lulita i kane dale Gertes kunder.

Edi Paloka: Tha dhe dicka tjeter Bernard, qe ata qe jane te kujdesshem te kapin cdo gabim te PD , nuk e kapen, tha qe bashkeshorti i asaj Kristines se fundmi kishte punuar per RILINDJEN URBANE dhe se tani presin qe edhe fshati te RILIND…

Julian Deda: Edi Paloka…merzitem kur shoh qe kryetari i partise ku jam edhe une, merret me germime ne jeten personale te nje zonje qe e futur apo e pa futur, tha ca te verteta. Te merresh personalisht me tjetres eshte pak lufte klasash. Ne vend qe te merresh fort me Elbasanin apo me ndo je gje tjeter.

Edi Paloka: Edhe une merzitem shume Jul kur shoh qe ne vend qe te gjejme rruget per tu bashkuar per te luftuar ate qe eshte e keqja e vertete e ketij vendi Edvin Kristaq Ramen, qendrojme me lupe ne dore per ti gjetur gabime PD per inat te Lulit. E kur nuk i gjejme fillojme edhe i sajojme pastaj…

Julian Deda:  Kur i themi gabimet tona, na ben me te besueshem. Pastaj une do te doja shume te kishte nje bashkim…por eshte dikush tjeter qe nuk do dhe po i ve minat.

Shperndaje