Kandidatët për kryetar komunash në rajonin e Pollogut, nënshkruan sot obligim publik, se do të krijojnë kushte në rajonin e Pollogut për të strehuar dhe ndihmuar gratë dhe fëmijët kundër dhunës. Nga Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj gruas dhe familjes thanë se me këtë aktivitet e kanë për qëllim që përmes bashkëpunimit komunat e rajonit të Pollogu t’i respektojnë strandaret dhe rekomandimet e Këshillit të Evopës, për vendosjen e serviseve të specializuara për gratë viktima të dhunës, të sigurojnë servise dhe mjete financiare për mirëmbajtjen e tyre dhe u obliguan që të sigurojnë pako të shërbimeve sociale, të grave të cilat do të paraqesin dhunë dhe dëshirojnë ta lëshojnë mjedisin e dhunës.

 

“Kjo është hapje e një qendre strehimore në nivel të rajonit planifikues të pollogut, i cili do të ketë së paku 25 shtretër, hapjen e një qendre krize, për vendosje prej 24 deri në 48 orë i cili do të ketë kapacitet prej minimum 10 shtretër dhe hapje të një qendre këshilluese për siguri të ndihmave psiko-sociale dhe ndihmë juridike pa pagesë për gratë të dhunuara në forma të ndryshme” theksoi ELENA DIMUSHEVSKA, DREJTORE E RRJETIT NACIONAL KUNDËR DHUNËS NDAJ GRUAS DHE FAMILJES

Siç thonë nga Rrjeti Nacional kundër Dhunës ndaj Gruas dhe Familjes për momentin, komunat nuk kanë kushtet e nevojshme për të strehuar dhe trajtuar gratë viktima të dhunës në forma të ndryshme.

Shperndaje