Kandidati për kryetar komune i Tetovës nga Lëvizja Besa, Bilal Kasami, i cili  është edhe kryetari i kësaj partie, sot para banorëve të Reçicës së Vogël e paraqiti projektin për ndërtmin e shkollës në këtë vend.

Ai theksoi se ka projekte konkrete me të cilat do të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe u obligua se përmes parqeve teknologjike dhe inkubatorëve ekonomikë do ta zhvillojë ekonominë e komunës.

Inkubatorët ekonomikë, tha ai, nënkuptojnë se ata që kanë ide, veçanërisht rritësit e bletëve, do të vijnë këtu, ndërsa të gjitha proceduart administrative dhe juridike do t’ia mbarojnë njerëzit e angazhuar në komuna.

Mjafton që ata të vijnë me idetë e tyre. Do të kenë zyra të garantuara. Do të kenë procedura të garantuara. Mjafton që ata të vazhdojnë me zhvillimin e biznesit të tyre, sqaroi Kasami duke shtuar se volitshmëritë e tilla do të vazhdojnë për periudhëm prej tre viteve me shpresë së  më pas bizneset e hapura do të jenë të sukseshme dhe nuk do të kenë nevojë që të përkrahen nga komuna.

Shperndaje