Kulla Eifel sot, me një sërë koncertesh do ta presë vizitorin e 300-miliontë që nga hapja e saj në vitin 1889 e deri më tani.

“Në katin përdhes do të ketë daulle, në katin e dytë ambienti do të jetë xhaz, ndërsa në majë të kullës atmosfera do të jetë romantike, me trio flautistësh. Në çdo gjysmë orë, deri në mesnatë, do të ketë “lajt shou” special, njoftoi kompania SETE, e cila e menaxhon kullën.

Kulla Eifel është një nga monumentet më të njohura në botë, ndërsa vetëm vitin e kaluar ka tërhequr  më shumë se 5,8 milionë turistë

Shperndaje