Hektor Bellerin i Arsenalit mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për krahun e djathtë të mbrjtës, por drejtuesit katalanë kanë një plan B dhe C për të mbushur këtë boshllëk nëse nuk arrihet marrëveshja me futbollistin e “Topcinjve”.  Alternativë nëse dështojnë bisedimet për Bellerin është Nelson Semedo i Benfikës, Mësohet se Barcelona ofron 30 milionë euro për portugezin. Nëse palët nuk bien dakord atëherë opsioni i fundit për këtë rol mbetet Palencia i Barcelonës B.

Betis Sevilla e ka gjetur zëvendësuesin e Ruben Castros, i cili prite ttë transferohet në Kinë. Bëhet fjalë për një eër të njohur për futbollit spanjoll, Bojan Krkic, i cili është në pronësi të Stoke Cityt, por që në fazë e dytë të sezonit të kaluar u huazua te Mainzi në Bundesligë. Trajneri i Stoke Mark Hughes është shprehur se e ka në planet e tij 26-vjecarin, por Betisi këmbëngul për ta rikthyer në Primera Division.

Ofertë e cendur nga Kina për Alvaro Moratën. Tianjin Quanjian, që drejthet nga italiani Fabio Cannavaro,  është gati ta paguajë 30 milionë euro në sezon sulmuesin spanjollin, që te Los Blancos fiton 6 milionë në vit. Një shumë që po ë vë në dileë Moratan, për kartonin e të cilit Reali i Madridit kërkon 90 milionë euro.

Espanioli zyrtarizoi blerjen e Mario Hermoso, i cili firmosi një kontratë që e mban të lidhur e klubin katalan deri në vitin 2020. Për Mbrojtësi plivalent klubi bardheblu shpenozi 400 mijë euro që shkuan në arkat e Realit të Madridit. Sezonin e kaluar Hermoso luajti në formë huazimi te Vallodilidi, ku shënoi 31 paraqitje.

BurimiSuperSport.al
Shperndaje