7.5 C
Tetovo
Saturday, November 18, 2017
Ballina Bota MERKELI: NE DO TË FORMOJMË QEVERINË E ARDHSHME

MERKELI: NE DO TË FORMOJMË QEVERINË E ARDHSHME

30

Kancelarja e Gjermanisë, njëherësh udhëheqëse e Unionit Kristiandemokratik të Gjermanisë (CDU), Angela Merkel, i është adresuar mbështetësve në Berlin, në pasditen e së dielës, pasi CDU dhe partneri i tij i vogël, Unioni Kristiansocial i Bavarisë, kanë fituar zgjedhjet federale në vend.

Koalicioni CDU-CSU ka marrë 32.5 për qind të votave, sipas ‘exit poll’-eve, duke dalë fitues, para socialdemokratëve (SPD), që kanë përfunduar të dytët, me 20 për qind të votave.

Në vend të tretë kanë dalë ekstremistët djathtistë nga Alternativa për Gjermaninë, me 13.2 për qind të votave.

Merkel, e cila ka kandiduar në këto zgjedhje për mandatin e katërt si kancelare, përballë rivalit kryesor, Martin Schulz, nga SPD, ka thënë se ajo dhe koalicioni i saj kanë pritur një rezultat më të mirë.

Por, ajo ka shtuar se aleanca CDU-CSU përbën partinë më të madhe në parlamentin gjerman, dhe do ta formojë qeverinë e ardhshme të vendit.

Pas 12 vjetësh në udhëheqje, ajo ka thënë se partia e saj nuk e ka pasur të garantuar statusin e partisë më të madhe, ka thënë kancelarja.

Hyrja e ekstremistëve djathtistë në Bundestag do të sjellë sfida të reja, ka paralajmëruar ajo. Megjithatë, Merkel është zotuar se do t’i dëgjojë shqetësimet e votuesve nacionalistë.

Merkel ka folur edhe për bisedimet për koalicionin e ardhshëm qeverisës “me partnerët e tjerë”, duke theksuar se nuk do të nguten për të formuar qeverinë e re. Express

Shperndaje