Kandidatja e LSDM-së për komunën e Haraçinës, Milikie Haliti tha se ata kanë projekt konkret për rregullimin e çështjes së ujit në komunën e Haraçinës. Sipas saj, projekti është parashikuar të zgjasë afër tetë muaj.

“Nëse shkohet me standard Europian më së paku duhet të kushtojë afro 2 milionë euro dhe i njëjti do të jetë për të gjithë komunën”, tha Milikie Halimi.

Duke komentuar për atmosferën e tensionuar të cilën gjatë intervistave në teren e ka vërejtur gazetari i TV SHENJËS, kandidatja e LSDM-së, Milikie Haliti tha se ata apelojnë që të ruhet qetësia dhe të mos ngritën tensione të panevojshme.

“Ne asnjëherë askënd nuk e kemi ofenduar. Ne e shohim punën tonë dhe shkojmë drejt fitores, ashtu siç i kemi fituar zgjedhjet parlamentare dhe do të vazhdojmë përsëri”, tha Halimi.

Ajo gjatë debatit tha se Haraçina është e gatshme të jetë nën ombrellën e LSDM-së. /SHENJA/

Shperndaje