Milani zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Romës, por ishin verdhekuqtë ata që triumfuan në “San Siro” 0-2.

Një humbje e rëndë për Milanin pasi ekipet e kreut janë shkëputur që tani dhe objektivat janë vënë në diskutim, po ashtu edhe Montella në stolin e kuqezinjve.

Por para takimit, drejtori sportiv i Milanit tha se Montella do të vazhdojë projektin dhe pozicioni i tij nuk është në diskutim.

“Montella? Ne e dimë që duhet kohë për të krijuar një skuadër të mirë edhe pse në dispozicion kemi pasur pak kohë. Luajmë çdo tre ditë dhe duhet të fitojmë gjithmonë. Shpresojmë të dalim shpejt nga kjo situatë. Ky Milan është i ri dhe ne jemi të vetëdijshëm për pikat tona të forta”, tha Mirabelli.

/ Top Channel

Shperndaje