Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka mbajtur tubim elektoral në Prizren, ku prezantoi kandidatin për kryetar të Komunës Lulëzim Kabashin dhe shpalosi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme për këtë komunë.

Ky subjekt politik për qytetarët e Prizrenit garanton hapjen e 5 mijë vendeve të reja të punës, duke funksionalizuar parqet ekonomike di dhe duke i mbështetur bizneset dhe fermerët bujqësor.

Me këtë rast kryeministri Ramush Haradianj tha se kandidati i tij nga AAK mundet dhe ia del që ta zhvilloi Prizrenin në mënyrën e duhur.

“Kandidati Lulëzim Kabashi mund të jetë pikërisht ajo se Prizrenit do ti bënë nderë me punë. Pse? Punët Prizrenit i janë akumuluar, disa janë shekullore, disa me dekada, ndërsa disa janë ato që vijnë sot. Një njeri i vërtet, një njeri që i përkushtohet punës e ka përvojë dhe ka traditë trajtimin e temave. Kabashi ndershmërinë e ka të veten, nuk e ka të huazuar për shkak të detyrës. Ai mundet me i kryer punët e Prizrenit në mënyrë të duhur dhe mundet me nderuar vlerat dhe diversitetin e Prizrenit”, tha Haradinaj.

Ai duke folur për marrëveshjen e Bashkimit Evropian me MSA, tha se Kosova shumë shpejt do ta ketë liberalizimin e vizitave dhe statusin e kandidatit për BE. Haradinaj, po ashtu tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ndodhë në kohë rekord.

“Anëtarësimi në NATO, rruga deri në NATO nuk është vetëm me ja emëruar emrin Forcës tonë të sigurisë se është ushtria jonë, por është pak më shumë, është një garanci më e madhe, është një e arritur më e madhe dhe për këtë po punojmë me miqtë e me kujdes me mbërri ku jemi nisë, edhe atë në kohë rekord. Integrime euroatlantike për shqiptarët në këtë rast për Kosovën ne që jetojmë bashkë janë jetike. Mirëpo, këto integrime kanë edhe diçka në themel krahasuar me plot popuj tjerë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, Kabashi tha se me programin e qeverisës të AAK në Prizrenit, qytetarët e saj do të jenë fitues kryesor, të cilët do t’i shijojnë të mirat e mirëqeverisjes .

“Synimi im kryesor për katër vitet e ardhshme është hapja e pesë mijë vendeve të reja të punës dhe atë përmes funksionalizmit të parqeve ekonomike. E dimi se Prizreni i ka dy parqe ekonomike të cilat kërkojnë të funksionalizohen… Mbështetje të madhe për bujqit, blegtorët, pemëtarët, lavërtarët e bletarët e komunës së Prizrenit. Mbështetje bizneseve të vogla dhe të mesme prodhuese me subvencione dhe grante. Mbështetje zejtarëve, bizneseve  shërbyese dhe akomoduese. Mbështetjeje agjencisë së turizmit dhe atyre të cilat merren me promovim të vlerave turistike. Të gjitha këto kontribuojnë që  pesë mijë vende të reja të punës të jenë lehtësisht të arritshme që të hapen dhe synimet tona janë që papunësia të jetë në nivelin më të ulët gjatë katër viteve të ardhshme”, tha Kabashi.

Me qeverisjen e AAK-së, një vend të merituar do ta kenë nënat dhe femrat në Prizren. Ai tha se drejtimi qeverisë lokale do të bëhet nga më së paku 50 përqind femra.

Ai tha se do të ndërtojnë gjashtë çerdhe publike dhe do të kthejnë nën menaxhim çerdhen “Yllka”. Po ashtu Kabashi tha se komuna do të shpërblej me nga 100 euro nënat në Prizren për çdo lindje.

Shperndaje