Partia Demokratike Shqiptare sonte më 02.10.17 mbajti tubimin e saj në Kumanovë. Para të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën, Fitor Seferi – kandidati për këshilltar nga lagja e trimave, Valon Çoti – bartësi i listës së këshilltarëve, si dhe Besnik Memeti kandidati i PDSH-së për kryetar komune në Kumanovë, të cilët e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së për këtë komunë. Z. Memeti në fjalimin e tij potencoi se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë programet zhvillimore, investimet në infrastrukturë, si dhe rikthimi i shpresës së humbur tek shqiptarët e Kumanovës nga keq qeverisja e BDI-së.

Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes tjerash u shpreh se “Fjalori ynë është fjalor i vërtetës dhe vetëm me realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve zgjidhen edhe çështjet tjera” .

Votimi i partisë të vërtetë opozitare PDSH jep një mesazh të fortë bashkësisë ndërkombëtare, miqëve tanë, që të jenë më kontribues dhe të mundemi të ecim përpara – theksoi Thaçi.

Shperndaje