Mes skuadrave që duan sulmuesin kolumbian James Rodriguez është edhe Juventusi. Mediat spanjolle bëjnë me dijë sot se menaxheri i kolumbianit, Jorge Mendes, ka biseduar me drejtuesit e klubit bardhezi.

Në fakt, Juventusi nuk është skuadra e vetme që synon sulmuesin e Real Madrid, pasi edhe PSG, Manchester United, Manchester City, Liverpool, Milan, Inter dhe Chelsea janë vënë në ndjekje të tij.

Pra, një ankand i vërtetë, por problemi më i madh është çmimi i tij, 75 milionë euro, një shumë e lartë dhe që jo çdo klub mund ta paguajë.

Gjithsesi, Mendes e Marotta kanë nisur bisedimet e para, të paktën duke shkëmbyer informacione në lidhje me lojtarin edhe pse në mes është Real Madrid, që nuk dëshiron të bëjë ulje në çmim.

Një gjë duket e sigurt, se James Rodriguez do të lërë Realin gjatë merkatos së verës.

Burimiinsajderi.com
Shperndaje