Lideri i “Aleancës për shqiptarët” nga Kumanova tha se Lagja e Trimave u dogj për shkak se ishte “Lagje trimash” dhe jo “Divo Naselje” dhe sepse ishte e banuar me shqiptarë dhe është e banuar me shqiptarë dhe jo me qytetarë. Ai tha se ka ardhur koha për vepruar bashkërisht dhe të jenë prezentë në çdo derë dhe lagje dhe të flitet me njerëzit në mënyrë shumë të hapur. Sela tha se ata gjatë vitit 2016 kanë folur që shqiptarët nuk duhet të futen në qeveri pa kushte dhe sot, sipas tij kjo është bërë realitet.
“Sot Aleanca për shqiptarët është aty dhe Aleanca për shqiptarët ka bërë realitet përdorimin zyrtarizimin e gjuhës shqipe në nivel qendror dhe lokal. Ne gjithë dimë të flasim bukur si liderë të partive politike, por ajo që ne na dallon është veprimi në dallim nga të tjerët të cilët kanë vetëm fjalë”, ka thënë Sela gjatë fjalimit të tij në Kumanovë, përcjell SHENJA.

Shperndaje