Banorët e Ohrit si duket edhe natën e sontme nuk do të jenë të qetë. Trëmet me fuqi prej 3,9 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sonte në ora 21 e 31 minuta, transmeton FLAKA.

Tërmeti ka qenë me thellësi prej 2 kilometrave, në 11 kilometra në veri-perendim të Resnjës dhe në 8 kilometra në lindje të Koselit.

Vetëm para katër orësh, në ora 17 e 10 minuta, qytetarët e Ohrit i shqetësi tërmet me fuqi prej 3,1 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Paraditën e sotme poashtu kishte tërmet, dikundi rreth orës 11 e 7 minuta me fuqi prej 2,1 ballë. 

BurimiFlaka.com.mk
Shperndaje