“Për 4 muaj treguam se jemi njerëz dhe qeveri që e mbajmë fjalën”, ishte kjo porosia e zv/kryetares së LSDM-së, ndaj gostivarasve. Ajo shtoi se edhe përskaj të gjitha bllokadave dhe pengesave, maqedonasit, shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike, janë bashkuar dhe kanë mundësuar që të ndodhin ndryshime. Sipas saj, ata kanë mundësuar që bashkësia ndërkombëtare ta njoh Maqedoninë si partner të saj dhe të dëshmoj se për Maqedoninë ka ardhmëri. Më herët, funksionarët e LSDM-së, kanë qëndruar në Dibër, të cilët siç njoftuan se edhe pse kanë listën e tyre për këshilltar, si kandidat për kryetar të komunës do ta mbështesin propozimin e BDI- së, Ruzhdi Latën.

 

Shperndaje