Ashtu si pritej në bazë të terrenit që ofron stadiumi në Autokomandë “kuqezinjtë” me shumë mund dhe me përmbysje morrën tre pikët në duelin me Skopjen. Shkëndija nisi me suleme dhe Alimi godet fortë në minutën e 7-të mirëpo Kandikjan pret në portë. Në minutën e 12-të trajneri Osmani duhej të reagojë nga pankina kur në vend të Çelikoviçit të lënduar në lojë inkuadroi Juniorin. Tre minuta më vonë pas një harkimi nga këndi Cuculi provon me kokë mirëpo pret sigurtë Kandikjan. “Kuqezinjtë” dukej se kanë kontroll të plotë në lojë kur një faul i panevojshëm para zonës në minutën e 20-të egzekutohet bukur nga Mishevski që mund shënon për epërsi të Skopjes. Katër minuta më vonë tjetër mundësi për vendasit, shpëton Murati në vijën e portës. Shkëndija këto sikur ndroi shpejtësinë dhe shpërnguli lojë  para portës vendase. Hasani kishte dy tentime, mirëpo një herë me këmbë dhe së dyti me kokë goditi ne kokë nuk arriti të gjejë kuadrantin nga pozita tejet ideale. Presioni nuk kishte si mos të sjellë rezultat dhe në minutën e 39-të pas një aksioni të bukur të Eminit, Juniorit dhe Ibraimit ky i fundit realozon në mënyrë efektive për barazim 1:1. Pak para pushimit Shkëndija mund të gjente përmbysjen, mirëpo Ibraimi dhe Emini nuk arrinë të realizojnë. Pjesa e dytë nisi me sulme të furishme të Shkëndijës dhe kanosjen e parë më serioze e solli Ibraimi në minutën e 52-të mirëpo e djathta e tij shkoi pak skaj portës. 11-të minuta më vonë provon Alimi të djathtën e tij, pa mundur të gjejë kuadrantin. Vendasit të kënaqur me rezultatin dhe të ndihmuar nga terreni i vështirë zvarisnin lojën në maksimum, ndërsa Shkëndija insistonte me çdo kusht të gjejë golin e fitores. Trajneri Osmani kishte lëvizje të qëlluara nga pankima, pasi nëse në të parën i inkuadruari Junior u shfaq me asist në golin e barazimit, në të dytën e njejta ndodhi me Aburahimin. Ky i fundit vetëm disa sekonda pasi hyri në vend të Eminit, asistoi saktë para portës ku realizon Hasani për epërsi 1:2. Kjo mjaftoi për tre pikë të reja të Shkëndijës që vazhdon marshimin sipas

Shperndaje