Los-Anxhelos, 26 shtator 2017 – Forbes ka zbuluar listën e aktoreve më të paguara të televizionit dhe për të tretën herë me radhë ylli i Modern Family mbetet në krye të saj, transmeton KosovaPress.

Vergara ka fituar 41.5 milionë dollarë, 15 milionë më shumë dollarë se sa Couco nga seria The Big Bang Theory e televizionit CBS, e cila ka fituar 26 milionë dollarë dhe renditet në vendin e dytë.

Mindy Kaling dhe Ellen Pompeo ndajnë vendin e tretë me nga 13 milionë dollarë.

Derisa shumica e të ardhurave të Pompeo vijnë nga roli i saj në serinë Grey’s Anatomy, Kaling ka përfituar nga filmat Oceans 8 dhe A Wrinkle in Time. s

Shperndaje