Katër persona u qëlluan me armë në një klub nate në Oslo, të dielën, tha policia në një njoftim për shtyp, duke shtuar se një i dyshuar është arrestuar.

Klubi natës “Blue”, ku ndodhi sulmi është në një ndërtesë të vjetër industriale në pjesën lindore të qytetit, raporton Reuters, transmeton Indeksonline.

Incidenti nuk u mendua nga policia të ketë lidhje me terrorin.

“Arsyeja për incidentin duket të jetë pasi kryerësit i është kërkuar të largohet nga bari”, tha policia.

Viktimat u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë sipas Grete Metlid, inspektori i policisë.

BurimiARBRESHA.INFO
Shperndaje