Ndërmarrja Komunale e Tetovës pas promovimit të projektit për dislokimin e deponisë së egër e cila duhej të filloj javën e kaluar njoftoi se nesër zyrtarisht do të fillojë dislokimi i mbeturinave nga kjo deponi. Autoritetet shpresojnë se me këtë dislokim do të zgjidhet një problem mjaft shqetësues për tetovarët.

Projekt i propozuar nga NPK-ja për problemin me mbeturinat në hyrje të qytetit së fundmi do të filloj realizimin. Fillimi i realizimit të projektit është lajmëruar javë më parë, megjithate nga NPK-ja kanë lajmëruar që ditën e neserme me datë 11.07.2017 do të fillojë në mënyrë zyrtare të bëhet dislokimi i mbeturinave nga deponia në fjalë. Problemi me vendosjen e mbeturinave në Tetovë është shqetësim i vjeter prej një dekade, që sipas lajmërimit të NPK-së, po i vjen fundi.

Vlera e investimit në pikën për ngarkim-shkarkim të sistemit të mbyllur me mbeturinat, është 150 mije euro, Projekti për ngarkim-shkarkim do të realizohet nga Kompania Drislla e cila njëherit ka qenë edhe fituese e Tenderit. Ne këtë pikën për ngarkim-shkarkim do të shfrytëzohen katër kontejner ku do t’i mbledhin mbeturinat gjatë 24 orëve. Autoritetet shpresojnë se me këtë do zgjidhet edhe problemi i përhershëm me deponin e egër në hyrje të qytetit, ku njëkohësisht do të pastrohen të gjitha mbeturinat që për momentin e kanë uzurpuar një pjesë të qytetit.

Shperndaje