Inciativa “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka mbeldhur sërisht bashkë aktivistë të profileve të ndryshme në Tetovë , që të nisin aktiitetin e ditës së sotme për të pastruar nga bërlloku i madh pikat që të dërgojn në Kodrën e Diellit dhe qendrën turistike.

Organizatori  i ashprehet se ky aktivitet është marrë për të aritur dhe ngritur vetëdijen tek popullat që të ruajnë ambijenit dhe të gjtihë të kontribojmë në një ambient të pastër, sipas tyre deri sa instuticionet nuk bëjën as gjë për të mbrojtur këtë qendër turistke së paku ato të mbajnë të pastër këtë qendër turistike . “Tani ndodhemi tek teleferiku i qytetit të Tetovës, dhe këtu fillojmë aksionin tonë vullnetarë për pastrimin e dy apo tre pikave gjatë rrugës për në Kodrën e Diellit. Ndalesa e parë do të jetë tek promta, e dyta tek guri i Sidollit dhe nga aty për në Kodrën e Diellit, me çka do ecim përmes staneve të Shipkovicës dhe do bëjmë pastrimin e pikave më kritike. Këtë e bëjmë për të sensibilizuar edhe autoritet edhe njerëzit se si duhet ta lëmë atë qendër turistike”, shprehet aktivisti. “Qëllimi i këtij aksioni është mbledhja e sa më shumë qytetarëve, organizatave dhe dashamirëve të Kodrës së Diellit me qëllim që bashkërisht të japim një mesazh sensibilizues deri tek autoritetet që të investojnë në këtë zonë turistike, sepse neve që nga fillimi ne jemi përcaktuar që të bëjmë presion deri tek institucionet shtetërore që janë përgjegjëse për lënien pas dore të kësaj qendre turistike andaj vendosëm që përmes këtyre aktiviteteve të thirrim sa më tepër qytetarë që bashkërisht  me qëllim që në të ardhmen të dëgjohen zëri ynë dhe të ketë investime në këtë qendër turistike”, shprehet aktivisti, njofton TVM2. Përndryshe, kjo inciativë u themelua nga njerës me profile të ndryshme në Tetovë , dhe në shumë raste kanë kërkuar nga instutcionet që se paku nese nuk investojn  mos të behen pjesë e shkatrimi të saj , pasi më herët kjo qendër turistike është frekuentuar shumë.

BurimiFlaka.com.mk
Shperndaje