Vizitova lagjen Tetovarja për të bashkëbiseduar me qytetarët, dhe për të dëgjuar derë më derë kërkesat e tyre dhe të bizneseve private të cilat funksionojnë në këtë zonë të qytetit. Në këtë lagje asfaltuam rrugën në gjatësi prej 400m kurse në të ardhme do të vazdojmë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, zgjerimin e parkimit zonal si dhe vendosjen e shtyllave për t’i rikthyer trotoaret për këmbësorët! Urbanizimi funksional i kësaj zone do të vazhdojë edhe me vazhdimin e bulevardit të rrugës Industriale, që do të ketë impakt pozitiv ekonomik mbi pronat e qytetarëve dhe bizneset e lagjes. Nga vizita ime në shtëpitë e banorëve të lagjes u vërtetova edhe vetë se çështja e mungesës së ujit për pije tani më i takonte të kaluarës 😊

#PërTetovënQëDuam #NdyshimiVazhdonMeNe #Voto3 ❤️✔️

Shperndaje