Faza e parë e deponisë së Tetovës tashmë ka përfunduar, ndërsa ka mbetur të realizohet edhe faza e dytë, ku si Regjion i Pollogut, kemi lobuar dhe fituar grant nga anbasada zvicerane për përmbylljen e fazës së dytë dhe të fundit lidhur me menaxhimin me mbeturinat! Kështu ka thënë kandidatja e BDI-së, njëherësh kryetare e Tetovës, Teuta Arifi, në debatin e zgjedhjeve lokale me kandidatët për Tetovën në televizionin Telma. Ajo madje ka thënë se përveç dislokimit të deponisë nga Tetova, ndërmarrja komunale Tetovë tashmë grumbullon mbeturinat edhe nga fshatrat malor të Tetovës.
“Për herë të parë ka filluar edhe bartja e mbeturinave nga vendbanimet lokale, si nga Shiplovica, Sellcë dhe fshatra tjerë. Kur erdhëm ne në Komunë, e gjetëm ndërmarrjen komunale në bankrot, ndërsa sot – grumbullohen edhe mbeturinat nga këto fshatra për herë të parë në historinë e komunës”, tha Arifi ne emisionin Top Tema në TV Telma.

Shperndaje