Kryetari i PDSH-së, nga Sllatina tha se ata do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian si dhe Turqia donacione për të realizuar projekte të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Megjithatë, ai tha se BE dhe Turqia nuk japin ndihma për kryetarë të komunave të cilët vjedhin parat, ndërsa shtoi se PDSH nuk e ka këtë problem ngase kandidatët e saj janë gjithë të pastër.
“Dua që të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu se kemi një përvojë të hidhur me kandidaturën e Ruhanit, që ky filmi I partive opozitare si PDSH-ja nuk soset, pro tu apelojmë gjithë qytetarëve që mbështetja të jetë e fuqishme në raundin e parë, siç ishte para katër vite, dhe të mos mbështeten projekte të rrejshëm të partive tjera të cilët dinë të thonë se janë opozitë dhe normalisht koketojnë me pushtetin”, ka thënë Thaçi.Në këtë tubim u prezantua kandidati për Tearcën Ruhan Iljazi dhe numri dy në listën e këshilltarëve Ilmihasan Hasipi nga fshati Sllatinë

Shperndaje