Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur tubim në Çellopek, bara simpatizantëve foli edhe kryetari i partisë Menduh Thaçi. Edhe nga Çellopeku, Thaçi u apeloi qytetarëve shqiptarë që të angazhohen në maksimum për të mbështetur kandidatët shqiptarë, pasi sipas tij, shumë komuna rrezikohen që të humben. Kreu i PDSH-së deklaroi se pas zgjedhjeve pushteti ka plane që shkojn në dëm të qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë dhe komunave që udhëhiqen nga Shqiptarët.

“Pas këtryre zgjedhjeve maqedonasit kanë planin e regjistrimit të popullsisë. Dhe ata të jeni të sigurtë, jo Ju por të tjerëve, vëllezërve tanë t’ua paraqisem se ata shkojnë me nocionin ‘kush ka dhent, ai e ha livadhin’. Janë të rrezikuara Komuna e Strugës, Kërçovës, Dibrës, Bërvenicës dhe shumë komuna të tjera. Në emër të këtij interesi gjithkombëtar ju kërkojmë gjithë shqiptarëve që të kenë një angazhim maksimal në të gjitha këto komuna. Ju e dini se ne asnjëherë luftën tonë politike nuk e çojmë deri në fund kur kjo luftë politike mund t’i dëmtojë interesat e shqiptarëve”, deklaroi Thaçi./SHENJA/

Shperndaje