Kandidati për Kryetar komune nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, sonte iu bashkua Rinisë në ceremoninë e hapes së Shtabit Zgjedhor.

“Kjo fushatë është provë e faktit që ju jeni frymëzimi ynë dhe një nga arsyet kryesore pse punuam këto katër vjet dhe pse dëshirojmë tani ta realizojmë Gostivarin e Nesërm Ju jeni aryeja e vullnetit tonë dhe një nga përparësitë për ne. Gostivari i Nesërm do të ketë në qendër ekonominë lokale dhe punësimin dhe si çdo plan i përqendruar te e ardhmja, ai është i përqendruar te të rinjtë. Është i përqendruar te ju”, vijoi fjalimin Bejta.”, i tha të rinjve gostivars, Bejta.

Së bashku, dhe me qytetarët e Gostivarit, vijoi ai, këto katër vjet kemi bërë shumë punë të mira për qytetin dhe fshatrat tona.

“Pa përjashtime, kemi investuar në të gjithë territorin e Komunës. Kemi ndërtuar urën mbi Vardar, që jo vetëm përmirëson komunikacionin, por shërben edhe si simbol bashkimi mes nesh. Kemi rregulluar rrugë në qytet dhe në çdo fshat. Tani qyteti duket më shumë qytet dhe fshatrat i janë larguar më shumë pushtimit të baltës. Së bashku, kemi përmirësuar arsimin. Shkollat kanë kushte më të mira dhe kemi një shkollë krejtësisht të re. Kemi punuar në themele duke rregulluar dhe kanalizimet dhe të gjitha këto janë bërë me plan gjeneral e të organizuar të qytetit. Gjithashtu kemi rregulluar stadiumin e qytetit dhe kemi shtuar qendra sportive. Çfarëdo sporti që keni dëshirë të luani me miqtë tuaj, mund të gjeni terrenin pranë vendbanimit ku jeni. Mbi të gjitha, kemi ndikuar në ekonominë e qytetit duke tërhequr investime”, shtoi Bejta.

Por, kaq nuk mjafton, tha ai, duke shtuar që kjo punë ishte vetëm për të përmirësuar Gostivarin e Sotëm. Tani që hodhëm themelet, jemi gati të ndërtojmë Gostivarin e Nesërm!

“Së bashku me ju, do të punojmë edhe më shumë për infrastrukturën moderne të qytetit duke nisur me sheshin e ri të dhe me urën e katërt mbi Vardar. Së bashku, do të investojmë në arsim bashkëkohor për motrat e vëllezërit tuaj në shkolla. Do të realizojmë projekte që do të tërheqin investime të tjera të huaja në Gostivar, sepse siç thashë, Gostivari i Nesërm ka në qendër ekonominë dhe punësimin. Për të gjitha këto do të na duhet ndihma juaj. Prandaj ju falenderoj nga zemra që jeni sot këtu. Dhe ju falenderoj që do të jeni këtu deri në fund të zgjedhjeve lokale në Gostivar, duke qenë shembull pozitiv. Bashkimi Demokratik për Integrim është krenar që ju ka pjesë të vetën. Së bashku, do të punojmë Drejt Gostivarit të Nesërm! Së bashku, për Gostivarin që duam”, përfundoi para të rinjve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, kandidati për Kryetar komune, z. NevzatBejta.

Shperndaje