Falë kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani i cili në dy mandatet e fundit në krye të komunës, arriti që me investimet në infrastrukturë rrugore, përmirsimin dukshëm të madh të kushteve nëpër shkollat fillore, vendbanimet e komunës së Tearcës t’i shëndrojë tashmë në fshatra të preferuar të volonterëve të huaj!

Rasti i fundit ishte me një grup vizitorësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët pasi kishin zhvilluar një turne nëpër gjithë teritorin e Republikës së Maqedonisë, shprehen entuziazmin e tyre gjatë vizitës në vendbanimet e komunës së Tearcës, ku në pyetjen se në cilën pjesë të Maqedonisë do kishi zgjedhur për të jetuar, ata një zëri dhe me kënaqësinë më të madhe u shprehën për vendbanimet e kësaj komune.

Arsyet ishin të shumta, por ne do cekim më kryesoret ku falë Zotit natyrën që e ka falë buzë malit Sharr, ajrin e pastër që mbretëron në këto anë, njerëzit shumë mikëpritës, infrastrukturën rrugore, shkollat e pastërta dhe me kushte të përshtatshme për punë, institicioni komunë ndër më të kompletuarit në Maqedoni, trotuarët për shëtitje përmes fshatrave dhe në rrugën kryesore, këndet e lojrave për fëmijë, ushqimet tradicionale dhe shumë aspekte të tjera, janë vetëm një pjesë e atraksionit që i disponon kjo komunë rurale tepër e zhvilluar!

Shperndaje