Socialdemokratët sonte u stacionuan para banorëve të Komunës së Aerodromit. Nga ky tubim, kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se Liria erdhi, dhe tani duhet të përfundohet puna edhe në zgjedhjet lokale. Ai shtoi se qytetarët tani do të mund të votojnë lirshëm dhe pa asnjë presion, për shkak se tashmë pushteti nuk është në duart e VMRO-DPMNE-së, e cila, sipas Zaevit, ka përdorur nënçmimin. Ai ndër të tjera tha se i di sfidat me të cialt ballafaqohen kryetarët e komunave sepse edhe vetë ka qenë në këtë pozitë.

“Në komuna është edhe zhvillimi ekonomik lokal, kjo është shumë çështje e rendësishme për shkak se komunat mund të jenë gjeneratorë serioz i zhvillimit ekonomik lokal. Zhzvillimi ekonomik lokal mund të jetë gjenerator serioz i vendeve kualitative të punës për njerëzit e rinj. Andaj patjetër t’i drejtojmë mjetet ndaj hapjes së vendeve të reja të punës, ndaj përkrahjes së biznesit të vogël, të gjithë këta dyqanet e vogla rreth nesh dhe gjithkund nëpër Aerodrom t’i përkrahim, sepse biznesi i vogël sjell ekzistencë”, deklaroi Zaev. /SHENJA/

Shperndaje